Tragjedi në Mesdhe


Tragjedi në Mesdhe

09:26 28/10/2018

Dy fëmijë 7-vjeçarë janë mbytur në përpjekje për të kaluar Mesdheun së bashku me emigrantë të tjerë. Dhjetra emigrantë tentuan të arrinin në brigjet e Spanjës. Autoritetet spanjolle njoftuan se mundën të shpëtonin 53 persona. Fatkeqësisht dy të mitur humbën jetën, kurse 16 emigrantë të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Anija e tyre u fundos, thotë një OJQ lokale që kontaktoi me AFP. Ata ishin nisur të shtunën nga brigjet e Nador, qytet në verilindje të Marokut.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, 42.500 emigrantë kanë mbërritur në Spanjë përmes detit që nga fillimi i këtij viti. 433 persona kanë humbur jetën duke u përpjekur të zbarkonin në brigje. Kjo shifër është tre herë më e lartë se në vitin 2017.

/tvklan.al






Të ngjashme