Tragjedi në një familje, zjarri i merr jetën nënës dhe 4 fëmijëve
Tragjedi në një familje shqiptare në Tetovë. Një zjarr i rënë në banesën e familjes Zulbehari i mori jetën nënës dhe 4 fëmijëve, 3 djem dhe 1 vajzë.
Fëmijët janë të moshave nga 4 deri 14 vjeç, ndërsa nëna e tyre Fatime Zulbehari 38-vjeç. Trupat e tyre u gjetën të shkrumbuar nga flakët, që ranë rreth orës 4 të mëngjesit.
Zjarri u përhap nga oxhaku, që ishte lënë ndezur përgjatë natës. Flakët përfshinë fillimisht katin e dytë të ndërtesës dhe përfshinë më pas gjithë banesën 2 katëshe.
Tv Klan