Tragjedi për “Djajtë e Kuq”, mbi 30 tifozë dyshohen të vdekur
Mbi 30 tifozë të Manchester United dyshohen të kenë humbur jetën, pasi një tel elektrik ra mbi, ndërkohë që po ndiqnin skuadrën e tyre një natë më parë në Nigeri.
Sipas mediave britanike, me dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të plagosur pasi teli eletrik ra mbi tifozët, në takimin e Djajve të Kuq kundër belgëve të Anderlecht, ndeshje e vlefshme Europa League. Policia konfirmoi të paktën 7 persona të vdekur, por zyrtarët i frikësohen faktit se numri mund rritet, duke marë përmasat e një tragjedie. 10 të tjerë konfirmohet se janë në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë në një postim në Twitter, klubi anglez shprehu ngushëllimet për personat e prekur nga kjo tragjedi."Mendimet tona shkojnë për tifozët e United, miqtë dhe familjet e prekura nga kjo tragjedi në Calabar, Nigeri, një ditë më parë."
"The Sun" shkruan se gazetarët në vendin e ngjarjes raportojnë për një numër të lartë të viktimave. Në ndërtesën ku ndodhi ngjarja e rëndë, besohet se ndodheshin të paktën 80 tifozë. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë një shpërthim i ndodhur në një transformator, duke çuar në rënien e telave elektrikë./tvklan.al