Tragjedia ajrore në Bregun e Fildishtë – (31 Janar 2000)


Tragjedia ajrore në Bregun e Fildishtë – (31 Janar 2000)

13:32 31/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një Airbus i shoqërisë ajrore Kenia Airlines, ka përfunduar në thellësi të Atlantikut me 189 pasagjerë në bord. Knë mundur të shpëtojnë nga katastrofa vetëm 9 persona. Mes 189 pasagjerëve, 11 kanë qenë ekuipazhi i avionit dhe 13 kanë qenë europian. Airbusi është ngritur në orën 22 nga Abidjan i Bregu të Fildishtë dhe pak minuta pas fluturimit ka rënë në oqean. Dëshmimtarët thonë se pak minuta para rënies së avionit kanë dëgjuar 3 shpërthime në ajër.

Shoqëria ajrore Kenia Airlines është një bashkëpunim me një shoqeri ajrore holandeze, e cila ka 33% të aksioneve. Përfaqësuesi holandez ka deklaruar se është e papritur kjo që ndodhi. Piloti i avionit ka qenë ndër më të mirët dhe avioni ka qenë brenda çdo kushti teknik. Skuadrat e shpëtimit kanë vzhduar gjatë gjithë ditës me kërkimet për të mbijetuarit./tvklan.al  

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme