Sulmi në Mynster nuk u krye nga terroristët


Sulmi në Mynster nuk u krye nga terroristët

12:09 08/04/2018

Ngjarja e të shtunës në Mynster, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 20 të tjerë nuk ka lidhje me terroristët islamikë. Ajo është vepër e një të sëmuri mendor, 48-vjeçarit gjerman, Jens R.

Autoritetet po hetojnë për të zbuluar arsyet që e çuan atë të ndërmerrte një akt të tillë. Dyshimet kryesore janë se ai kërkonte të vetëvritej përmes një sulmi ku të shkaktonte sa më shumë viktima. Mediat gjermane shkruajnë se para pak kohësh, Jens R. kishte kryer një tentativë vetëvrasjeje. Në 4 vitet e fundit kishte shkaktuar 2 incidente për shkak të gjendjes së rënduar mendore.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se 48-vjeçari kishte pasur kontakte me pjesëtarë të grupeve të së djathtës radikale, për të cilët megjithatë nuk ka prova se kanë nxitur aktin. Pasditen e të shtunës ai goditi me furgon kalimtarët dhe klientët e lokaleve buzës një rruge në qendër të Mynsterit. Pas sulmit, u vetëvra në furgonin e tij, ku policia gjeti një automatik kallashnikov dhe disa fishekzjarrë.

Tv Klan

 

 

 

 

 

 






Të ngjashme