Rama: Nëse nuk do kishim masakrën e Selenicës, shifrat e vrasjeve do ishin ndryshe


Rama: Nëse nuk do kishim masakrën e Selenicës, shifrat e vrasjeve do ishin ndryshe

18:03 29/08/2018

Edhe pse ishte duke folur për turizmin nga Shëngjini, Kryeministri Edi Rama, ka folur për masakrën e 10 Gushtit që ndodhi në Selenicë të Vlorës, ku Ritvan Zykaj vrau 8 anëtarët e familjes së tij.

Kjo është hera e parë që Rama flet publikisht duke thënë se ky vit mund të ishte shumë më mirë me shifrat e vrasjeve.

“Kemi sezonin turistik me shifrat pozitive dhe në rast se nuk do të kishim tragjedinë e Vlorës, ku patëm 8 të vrarë në masakrën haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”,

tha kryeministri Rama

.

/tvklan.al






Të ngjashme