
Tragjedia në familjen e aktores së telenovelave
Motra e aktores australiane Jessica Falkholt ndërroi jetë këtë të premte, tre ditë pas aksidentit horror me makinë, ku gjetën vdekjen prindërit e aktores dhe një tjetër person.
21-vjeçarja Annabelle ndërroi jetë në një spital në Sidnei, ku ndodhej e shtruar. 28-vjeçarja Jessica, e cila u bë e famshme në telenovelën Home and Away në vitin 2016-të, mbetet në gjendje kritike për jetën. [caption id="attachment_345222" align="aligncenter" width="639"]
Annabelle Falkholt
[/caption] Familja e saj u përplas me një tjetër automjet në autostradë, pranë Ulladulla, New South Wales. Prindërit e aktores dhe shoferi i makinës tjetër gjetën vdekjen e menjëhershme. Ky aksident i rëndë ka zënë faqet e para të mediave australiane, por edhe ato britanike e amerikane. Ndërsa policia e ka konsideruar ngjarjen një"tragjedi të vërtetë
". [caption id="attachment_345223" align="aligncenter" width="660"]
Jessica Falkholt
[/caption] Të dyja motrat u nxorën të gjalla nga makina e shkrumbuar dhe u dërguan me helikopter në spital. Jessica, sipas BBC, mbetet në koma dhe nuk dihet ende nëse ajo është në dijeni të vdekjes së familjarëve të saj./tvklan.al