Zjarr në barakat e romëve, humb jetën 13-vjeçarja
Dyshohet se ngjarja është aksidentale
Një 13- vjeçare rome ka humbur jetën pas një zjarri që përfshiu barakat ku jetonin në periferi të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.
Përhapja e flakëve ka qenë e menjëhershme dhe ka qenë e pamundur nxjerrja e vajzës e cila qëndronte e sëmurë në shtrat.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikëset të cilat bënë të munduar shuarjen e zjarrit.
Tv Klan