Tragjedia në Lecco, koloneli jep detaje të ngjarjes


Tragjedia në Lecco, koloneli jep detaje të ngjarjes

19:32 09/03/2014 koloneliKoloneli: Në 11.30 të paradites vumë në arrest nënën e 3 vajzave. Zonja pranoi fajësinë e vrasjes. Bëri një rrëfim të plotë të ngjarjes dhe më pas e vumë në arrest.

Pyetja: Pse ndodhi e gjitha kjo?

Koloneli: Këtë nuk e di as vetë zonja. Ishte në një gjendje konfuzioni të plotë. Tha se e kishte bërë vetëm ajo dhe nuk ishte ndihmuar nga askush.

Pyetja: Dmth bashkëshorti i saj nuk ka lidhje?

Koloneli: Jo përkundrazi, ne po e kërkojmë pasi mbrëmë është larguar nga Leko dhe me siguri po kthehet në Shqipëri.

Pyetja: Ishte në gjendje të vështirë kjo familje?

Koloneli: Ishin në gjendje të vështirë në të cilën prindërit ishin drejtë ndarjes. Por jo në atë gjendje për të justifikuar një tragjedi të tillë.

Pyetja: A merrte kura nëna?

Koloneli: Jo nuk na rezulton. Mbërritëm në vendngjarje sepse morëm një telefonatë në numrin 118 të policisë dhe na thanë të shkonim sepse ishte një zonjë që ishte e mbuluar në gjak. Mbërritëm në vendngjarje dhe na u shfaq një shenjë tragjike, sepse pamë 3 vajzat të shtrira në shtratin bashkëshortor. Përjashtojmë mundësinë që krimi mund të jetë kryer në atë shtrat.

Në vendngjarje gjetëm dy thika, që me shumë mundësi janë armët e krimit.

Pyetja:  Është e vërtetë që vajza e madhe tentoi të mbrohej?

Koloneli:  Jo po hetojmë edhe këtë hipotezë. Plagët e zonjës tregojnë qartë se ajo ka tentuar të vetëvritet por nuk ia ka dalë. Nëna nuk është në rrezik për jetën.





Të ngjashme