Tragjedia në qendrën tregtare, Putin: Zjarri, neglizhencë kriminale


Tragjedia në qendrën tregtare, Putin: Zjarri, neglizhencë kriminale

08:43 27/03/2018

Presidenti Vladimir Putin e ka konsideruar “neglizhencë kriminale” ngjarjen në qendrën kombëtare që u përfshi nga zjarri, ku humbën jetën 64 persona.

Duke folur nga vendi ku ndodhi ngjarja në Kemerovë të Siberisë, Putin tha: “Njerëzit, fëmijët erdhën për t’u çlodhur. Ne diskutojmë për demografinë dhe po humbasim kaq shumë njerëz për shkak të çfarë? Për shkak të neglizhencës kriminale”.

Sipas hetuesve, alarmi i zjarrit në qendrën tregtare ishte i fikur dhe daljet u bllokuan kur nisi zjarri. Shkaku akoma nuk dihet, por Komiteti Hetimor i Rusisë ka folur për shkelje serioze në qendrën tregtare. Zjarri filloi në një kat të sipërm duke përfshirë dyqanet, kinematë dhe sallat e lojërave të bowling.

Shumë persona u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit. Fatkeqësisht, 64 persona humbën jetën, mes tyre edhe shumë fëmijë. Deri tani janë arrestuar pesë persona, duke përfshirë edhe një zyrtar që dyshohet se ka çaktivizuar sistemin e alarmit. /

tvklan.al






Të ngjashme