Tragjedia në Vlorë, Basha: Ditë zie dhe ditë reflektimi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën një ditë më parë, ku 8 persona të të njëjtit fis në fshatin Resulaj, u vranë nga kushëriri i tyre Ritvan Zykaj 24 vjeç.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Basha thotë se sot është ditë zie, por njëkohësisht edhe ditë reflektimi për pasigurinë e përditshme.
“Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmije, ka tronditur të madh e të vogël. Mendimet dhe lutjet e mia janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin, por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë”
, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha.
/tvklan.al