Tragjedia në Xhenova, rritet numri i viktimave


Tragjedia në Xhenova, rritet numri i viktimave

09:17 18/08/2018

Vazhdon të rëndohet bilanci i ngjarjes tragjike si pasojë e shembjes së urës të martën në Xhenova.

Mediat italiane raportojnë se tre pjesëtarë të një familje janë gjetur nën rrënoja gjatë mesnatës. Babai, vajza dhe bashkëshortja e tij kanë qenë duke ecur me automjetin e tyre në kohën që është shembur ura.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupin e Cristian, gruas së tij Dawna dhe vajzës Kristal 9 vjeçe.

Kjo bën që numri i personave që gjeten vdekjen të shkojë në 41. Mes viktimave janë dhe dy shiqptarët Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për periudhë prej 12 muajsh, në rajonin Liguria, në përgjigje ndaj shembjes së një ure në Xhenova.

Në vendin e tragjedisë vazhdojnë kërkimet prej 4 ditësh.

/tvklan.al






Të ngjashme