Tragjeditë e refugjatëve kosovarë – (24 Prill 1999)


Tragjeditë e refugjatëve kosovarë – (24 Prill 1999)

12:04 24/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ky është pallati nga i cili shpërndahen njerëzit e ardhur nga Kosova, njëkohësisht dhe historitë e tyre të pa fundë. Në Pallatin e Sportit ku strehohen të ardhurit nga Kosova, ka probleme për të moshuarit që rrijnë aty nga zhurmat, pasi asgjë nuk dëgjohet. Refugjatët flejnë edhe nëpër karrige.

300 të ardhur janë regjistruar sot paradite. Vetëm dje shifra ka arritur 780, ku 391 prej tyre janë sistemuar nëpër familje. Të kënaqur jane veç ata ku një familje tiranase vjen për ti sistemuar në shtëpinë e tyre. Të gjithë tregojnë histori vdekjesh dhe përdhunimesh.

Ky është Hasan Selmani 87-vjeçar nga Mreçani i Rahovecit, është i vetmi dëshmitar i mbetur gjallë nga familja e tij. Fyti i prerë e bën të pamundur tregimin e gjëmës që ka parë. 14 persona nga familja e tij të zënë rob janë masakruar në sytë e tij. Hasani është i vetmi që ka shpëtuar. Megjithëse pa zë tragjedia e tij vetëm me figurë është e vlefshme për në Hagë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme