Tragjike/ Mamaja vdes në shkollën e fëmijëve të saj
Një tragjedi ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Iraklio të Kretës, në Greqi. Mediat raportojnë se një grua 33 vjeç humbi jetën tragjikisht sapo kishte dërguar në shkollë dy fëmijët e saj.
Në momentin që nxënësit po hynin brenda, gruaja papritur u rrëzua në tokë. Të pranishmit që ndodheshin aty pranë lajmëruan ambulancën dhe i dhanë ndihmën e parë.
Gruaja u transportua më pas në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Mjekët thonë se 33-vjeçarja pësoi aneurizëm të trurit. Gruaja që humbi jetën la pas dy fëmijë.
/tvklan.al