Trajneri çek: Mendoj se meritoj të ekzekutohem
Karel Jarolim është larguar nga posti i trajnerit të ekipit të Republikës Çeke në futboll, pasi lojtarët e këtij shteti janë përballur me humbje kundër ekipit të Rusisë me rezultat 5-1.
“Karel Jarolim ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar çek me marrëveshje të përbashkët. Faleminderit trajner
”, ka njoftuar Federata i Futbollit të Çekisë, përmes një postimi në Twitter.
Humbja e këtij ekipi në një ndeshje miqësore më 10 Shtator në qytetin rus, Rostov-on-Don, ka shënuar humbjen më të rëndë për Republikën Çeke, prej kur është ndarë Çekosllovakia më 1993.
“Ndihem shumë keq, besoj se meritoj një ekzekutim publik, është faji im”
, ka thënë Jarolim, duke shtuar se ekipi me siguri do të ketë nevojë për “stimulim”.
Humbja në Rostov ka pasur një tjetër humbje kundër Ukrainës javën e kaluar me rezultat 2-1. Jarolim 62 vjeç, ka qenë trajner i këtij ekipi nga viti 2016, dhe nuk ka arritur ta kualifikojë Republikën Çeke në Kampionatin për Kupën e Botës që është mbajtur këtë vit në Rusi.
Federata e futbollit ka thënë se do ta zhvillojë takime me kandidatët potencialë për ta zëvendësuar ish-trajnerin./REL