Trajneri i Kukësit, Peter Pacult kërkon të arrijë Europën
Peter Pacult u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri Kukësit, nga presidenti i klubit Safet Gjici.
Trajneri Pacult ka nënshkruar një krontratë edhe për sezonin e ardhshëm, por austriaku u tregua më pak entuziast se presidenti duke mos e përmendur titullin kampion.
Peter Pacult: “Synojmë të luajmë futboll të mirë dhe të arrijmë një vend në Europë. Na duhen edhe dy-tre lojtarë për të përforcuar skuadrën. Shpresojmë të jemi të suksesshëm. Na duhen lojtarë cilësorë, sepse unë kërkoj futboll ofensiv”.
Pa dashje trajneri dhe presidenti zbuluan se afrimi i ri në klub do të jetë mesfushori sulmues Donjet Shkodra.
Zëvendësi i trajnerit të ri do të jetë Rahman Hallaci. Kapiteni vari këpucët në gozhdë para kohe për të ndërtuar një karrierë të re në drejtimin e skuadrave të futbollit.
Ish-futbollisti Nderim Nexhipi do të mbulojë rolin e drejtorit teknik.
Tv Klan