Trajneri i Partizanit të Beogradit: Nuk pres probleme në stadium


Trajneri i Partizanit të Beogradit: Nuk pres probleme në stadium

17:30 01/11/2017

Partizani i Beogradit do të luajë për tre pikët. Por, kjo detyrë për fitore nuk është e lehtë për trajnerin, Mirosllav Gjukic, pasi klubi mund të gjobitet nëse ndodhin fare pak incidente. Skënderbeun si kundërshtarë e ka quajtur të fortë si tërësi dhe nuk ka veçuar asnjë futbollist.

Gazetarët shqiptarë kryesisht ishin të fokusuar tek mundësia e incidenteve dhe siguria, serbët për strategjinë drejt fitores dhe mundësinë e provokimit nga shqiptarët.

Mirosllav Gjukic, trajner i Partizanit të Beogradit:

“Shpresoj se kemi nxerr mjaft leksione. Ne duhet të afrohemi dhe të kthehemi drejt miqësisë dhe në fund të flasim vetëm për futbollin e bukur që kemi parë. Nuk pres vërtetë asnjë problem”.

Sulmuesi thotë se kësaj radhe do të mundohen të krijojnë mundësi edhe për gol.

Zoran Toshic, futbollist i Partizanit të Beogradit:

“Ndeshjen e kaluar e kemi parë që bëhet fjalë për një kundërshtar mjaft agresiv dhe për ne ndeshja është vendimtare dhe do të mundohemi që rastet t’i shënojmë”.  

Përfaqësuesit e Partizanit kanë thënë se edhe gjoba e Skëndërbeut është një leksion për ta. Gjatë ndeshjes do të luajnë në sulm me dy futbollistë.

Tv Klan






Të ngjashme