Trajneri i ri i Tiranës, Egbo: Unë jam gati


Trajneri i ri i Tiranës, Egbo: Unë jam gati

20:23 25/12/2019

“Në dispozicion të klubit, por do të flas me presidentin”

Tirana rigjeti qetësinë me fitoret radhazi në javët e fundit. Nën drejtimin e Emanuel Egbo morën 9 pikë në 3 ndeshje. Si trajner provizor ndihmoi në kthesën te bardheblutë dhe nuk janë të paktë atë që e përmendën edhe si një mundësi për të drejtuar skuadrën edhe më tej. Egbo nuk e përjashton veten nga kjo detyrë, por më parë thotë se duhet të flasë me drejtuesit.  

“Jam gjithmonë në dispozicion aty ku e kërkon klubi, kam qenë tifoz edhe kur isha me skuadra të tjera. Do ulem do të bisedoj me presidentin të shikoj lëvizjen që do të bëjë klubi”.

Emanuel Egbo mund të quhet si pjesë e familjes bardheblu, pasi ka luajtur me këtë fanelë dhe më pas pjesë e stafit teknik. Rezultatet e arritura që e ngjitën ekipin në renditje, por në një intervistë për Tv Klan, Egbo thotë se kjo është meritë e të gjithëve.

Lojtarët ishin të lodhur nga ana emocionale. Kishte nga ata që mendonin se Tirana kishte mbaruar, por u ngrit aty ku e meriton. Kjo u arrit falë punës së përbashkët.

Tirana pritet të zhvillojë fazën përgatitore në Turqi. Deri atëherë mendohet se do të të jetë vendosur për trajnerin e ri.

Tv Klan






Të ngjashme