Trajneri italian flet për ndeshjen me Shqipërinë: Do të…
Për trajnerin e kombëtares Italiane, Giampiero Ventura, ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja e dy viteve të fundit.
Ventura tha se një fitore kundër skuadrës së Gianni De Biasit, vlen më shumë se me Spanjën.
“Çdo rezultat tjetër përveç fitores, na heq mundësinë për të qenë të parët në grup”.
Ventura shpjegon arsyen pse Federata Italiane zgjodhi që kjo ndeshje të luhet në Palermo.
“Do të luajmë këtu sepse Palermo e ka mbështetur gjithmonë kombëtaren, dhe skuadra do të ketë vërtetë nevojë për tifozët në këtë ndeshje”.
Trajneri i azurrëve ishte për vizitë në Palermo në turin që po zhvillon Federata Italiane e Futbollit për të zbuluar dhe promovuar talente të rinj.
Ndeshja Itali-Shqipëri do të luhet në datën 24 Mars të vitit 2017, në orën 20:45 në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos./ tvklan.al