Trajneri shqiptar shpëton Pesaro


Trajneri shqiptar shpëton Pesaro

16:30 01/05/2017

Pesaro e drejtuar nga shqiptari Spiro Leka siguroi mbijetesën në Serie A të basketbollit italian. Fitorja me ekipin kryesues Milano 90 – 79 krijoi diferencën e duhur të pikëve me Cremona që zbret një kategori më poshtë. Spiro Leka mori drejtimin e Pesaro në muajin mars duke përmbysur gjithçka në pak kohë.

Spiro Leka (Trajner i Pesaro Basket)

Ishte një mrekulli, pasi të mundësh Milano Basket që kryeson renditjen dhe t’i shpëtosh rënies nga kategoria ishte realizimi i një ëndrre.

Trajneri shqiptar kishte ndërtuar një ekip të fortë në sulm dhe të sigurtë në mbrojtje. Amerikanët Jarrod Jones dhe Rotnei Clarke ishin më të spikaturit në këtë sfidë me 27 dhe 23 pikë të shënuara respektivisht. Fundi i sfidës ishte një festë për 7 mijë tifozët e pranishëm. Ndeshja e fundit me Orlandina do të luhet për statistikë.

Tv Klan






Të ngjashme