Trajneri Sormani largohet nga Partizani
Adolfo Sormani nuk do të drejtojë më klubin e Partizanit.
Njoftimi zyrtar vjen nga vetë klubi në faqen e internetit.
Tekniku Italian ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me 15 -të herë kampionët e vendit,
thuhet në njoftim.
Sipas klubit kryeqytetas palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre.
Nuk thuhet cilat ishin arsyet e nderprerjes, por me shumë mundësi drejtuesit nuk kanë parë deri tani rezultate bindëse, në objektivin për titullin kampion.
Në krye të ekipit është emëruar Sulejman Starova, që deri tani ka mbuluar rolin e këshilltarit të presidenti Demi. Starova do të drejtojë sot edhe seancën stërvitore, e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv “Tirana Internacional”.
Në 5 javë që nga fillimi i këtij sezoni, Partizani ka grumbulluar 8 pikë. Të kuqtë gjenden në vendin e tretë të renditjes, 7 pikë larg nga vendi i parë, Skënderbeu.
Tv Klan