Trajnim për sekretarët e deputetëve – (23 Janar 2001)


Trajnim për sekretarët e deputetëve – (23 Janar 2001)

13:22 23/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sekretaret dhe sekretarët e deputetëve të mazhorancës socialiste, kanë nisur trajnimin nën kujdesin e Institutit Republikan Amerikan. 115 sekretarët do të paguhen me një rrogë mujore bazë prej 12 mijë lekësh të reja. Çdo deputet në zonën e tij elektorale, do të ketë sekretarin ose sekretarin e tij.

Arben Malaj:- “Ne kemi synuar, jo thjesht të hapim 115 vende pune, por të krijojmë për herë të parë, praktikën e deputetëve shqiptarë, funksionin e sekretarëve të deputetëve. Kjo kërkon një angazhim të plotë gjatë gjithë aktivitetit tuaj të përditshëm. Shpresoj të jeni të qartë se deputeti pasi zgjidhet ka detyrime kushtetuese dhe detyrime qytetare njëlloj për të gjithë banorët e zonës, pavarësisht se kush ka votuar dhe kush nuk ka votuar për deputetin”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme