Trajnimet në Organizatat Joqeveritare (24 Tetor 1999)


Trajnimet në Organizatat Joqeveritare (24 Tetor 1999)

11:02 24/10/1999

Përmirësimi i aftësive drejtuese dhe zbatuese, forcimi institucional i organizatave joqeveritare që veprojnë në fushën e drejtësisë, si bazë e qëndrueshme për rritjen e eficencës së tyre. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet trajnimit të tyre me një projekt të programit të drejtësisë dhe Fondacionit Soros.

Gjashtë përfaqësues nga Kosova të shoqatave ligjore, 30 vetë gjithsej në katër ditë trajnim për shoqatën e të drejtave të njeriut, shoqatave profesionale të juristëve të cilat synojnë nxitjen e aktiviteteve juridike.Në këtë diskutim të përbashkët janë ofruar shpjegime teorike dhe praktike të temave për identifikim të problemeve dhe përgatitjeve të realizim projektesh, marrëdhënie me publikun, drejtim financiar dhe menaxhim organizate.

Të gjitha këto ofrojnë siguri për një aktivitet të qëndrueshëm në një organizatë. Gjithashtu pas situatës të re të krijuar në Kosovë, organizimi dhe mirëfunksionimi i organizatave joqeveritare do të ndikojë në fortësimin e aktiviteteve shoqërore në Kosovë. Projekti synon të forcojë lidhjet mes organizatave shqiptare dhe atyre kosovare./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme