Trajnimi amerikan i mjekëve shqiptarë – (14 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mjekët shqiptarë mësojnë edukatën e punës nga spitalet e Amerikës. Qeveria Amerikane, shoqata e Kujdesit Shëndetësor organizojnë trajnime për një pjesë të mjekëve të Maternitetit, Spitalit Qëndror e Ushtarak dhe studentëve të mjeksisë për një edukatë pune në grup.
Përmirësimi në vazhduëshmëri e kujdesit shëndetësor është një nga idetë që spitalet amerikane duan të ushtrojnë në Shqipëri Sipas specialistëve amerikan, mjekëve të spitaleve tona ju mungonte dhënia e informacionit dhe komunikimi me pavionet e tjerë.
Këtë herë më shumë vëmendje do ti kushtohet shkollës së Infermierisë, baza nga e cila del brezi i mjekëve infermier. Në mënyrë që të rritet që aty niveli. Për amerikanët edukata e punës dhe bashkëpunimi është parë si më e domosdoshmja për trajnim në Shqipëri./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti