Trajnimi i epidemiologëve (26 Korrik 1999)


Trajnimi i epidemiologëve (26 Korrik 1999)

15:35 26/07/1999

Çdo Verë Shqipëria me ngritjen e temperaturave kërcënohet nga epidemitë. Grumbujt e plehrave janë shkaktarët kryesore të përhapjes së sëmundjeve. Organizata Botërore e Shëndetit, Instituti Publik Francez në bashkëpunim me atë shqiptar bëjnë trajnimin e 12 epidemiologëve të rretheve të ndryshme në Shqipëri, duke i ndihmuar me një teknologji më të specializuar për të përmirësuar mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve. Për këtë shprehet drejtori i Shëndetit Publik.

Drejtori i Shëndetit Publik: Sistemi i informacionit shëndetësor është një nga pikat e dobëta të sistemit tonë shëndetësor deri tani. Kjo për vetë faktin e mjeteve të varfëra që janë në dispozicion për shpejtësinë e transmetimit të informacionit dhe të mbledhjes në nivelin e lartë ato do të pajisen me kompjutera dhe me gjithë mjetet e tjera të nevojshme me telefon me faks për të dërguar sa më parë informacionin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Institutin tonë.

Ngadalësia në dhënien e informacionit çonte në avancimin e përhapjes së mëtejshme të epidemive. Tashmë të kompjuterizuar bëhet evidentimi dhe ndërhyrja më e shpejtë e saj./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme