Trajtim të veçantë për personat me probleme mendore (25 Shkurt 1999)


Trajtim të veçantë për personat me probleme mendore (25 Shkurt 1999)

11:53 25/02/1999

Jo më ilaçe dhe koridore të zymta spitalesh të cilat janë ato ambjente që rrethonin njerëzit që vuanin sëmundjen më të përhapur vitet e fundit. Por ilaçi më i mirë për ta është trajtimi njerëzor. Të sëmurët me çrregullime mendore nuk do të mjekohen më me terapi, ku si shpëtim i vetëm është parë shtrimi në spital. Por që këtej e tutje një rëndësi e veçantë do t’i jepet shërbimit ambulator ku rol të veçantë në trajtimin e tyre përveç mjekut psikiatër të luajë psikologu dhe punonjësi social.

Ky është një projekt i diskutuar në seminarin e shëndetit mendor ndërmarrë nga një shkollë hollandeze e shëndetit publik dhe Organizata e Mbrojtjes së Nënës dhe Fëmijës. Pra në ambulancat e qytetit dhe lagjeve duhet të instalohen duke u punësuar punonjësit socialë.

Kërkohet që këta të sëmurë të trajtohen nga ana sociale në shoqëri dhe në rajonin ku jetojnë. Deri tani vetëm dy qendra janë për riaftësim dhe rehabilitim të sëmurëve por rezultatet e këtij seminari tregojnë që do të ngrejnë dhe dy qendra të tjera pilote për shëndetin mendor në Poliklinikën e Lagjes 9 në Tiranë dhe një në Shkodër./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme