Transferohen 15 të burgosur nga Guantanamo, pjesë e planit të Obamës


Transferohen 15 të burgosur nga Guantanamo, pjesë e planit të Obamës

17:37 16/08/2016

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lajmëruan transferimin e 15 të burgosurve të burgut të Guntanamos, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata mbaheshin në këtë burg prej 14 vitesh, pa ndonjë akuzë konkrete, por të dyshuar për lidhje me terrorizmin.

Këto lëzivje janë pjesë e premtimit të Presidentit Obama për të mbyllur burgun ushtarak, përpara se të lërë Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, burgu i Guantanamos shkon përkundër vlerave amerikane dhe dëmton partneritetin me vendet që kanë ndihmuar SHBA-në të luftojnë terrorizmin.

Tv Klan






Të ngjashme