Transformimi i Albafilmit – (30 Qershor 1999)


Transformimi i Albafilmit – (30 Qershor 1999)

22:28 30/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Projekti i transformimit të ndërrmarjes së Alba Filmit në një qendër kompetitive të prodhimit, komunikimit dhe edukimit audiovisual është paraqitur nga Ministri i Kulturës dhe presidenti i kompanisë “2K Group”. Kjo kompani ka marrë me qera një pjesë të ambjenteve të Alba Filmit për ti transformuar ato. Ambjente që nuk mund të rivitalizoheshin që siç tha ministri Rama pa ndihmën e një investitori privat.

Projekti me një vlerë totale rreth 21 milion dollarë parashikon krijimin e shtatë njësive të cilat do të mund të funksionojnë edhe si subjekte të pavarura. Këto njësi janë servisi kinematografik, një kanal televiziv, studio audiovizuale, servis transporti, shkoll mediash dhe kinematografie etj.

Nga gjithë vlera e projektit kompania 2K Group merr përsipër vlerën e 10 milion dollarëve. Për këtë është krijuar dhe kuadri i plotë ligjor. Ky kuadër si dhe disa pika të tjera të projektit u kontestuan nga kineastët e pranishëm një pjesë e të cilëve u larguan./tvklan.al






Të ngjashme