Transformimi i pabesueshëm i 27-vjeçares
Një vajzë e re ka shënuar një transformim drastik, duke rënë në peshë rreth 76 kilogramë që kur i dashuri e la ngaqë ishte “shumë e shëndoshë”.
Alida Dreyer, 27 vjeçe, kishte shkuar mbi 140 kilogramë për shkak se hante shumë ushqime me yndyrë dhe të ëmbla. Edhe në shkollë e tallnin dhe për shkak të kësaj ajo kishte pasur mendime që të lëndonte veten e deri në vetëvrasje.
Në moshën 13-vjeçare Alida u diagnostikua me një sindromë që i shkaktonte të shtohej në peshë. Ndërkohë pas një lidhjeje tre vjeçare me një person, ajo u nda, pasi doktori i tha se do ta kishte të vështirë që të mbetej shtatzënë.
“Një muaj pasi më tha doktori që nuk mund të ngelja shtatzënë për shkak të peshës më la i dashuri. Nga ajo ditë vendosa ta dua veten”, tha ajo për mediat. Ajo e ndërroi dietën dhe filloi të hante ushqime të shëndetshme. Gjithashtu u mor edhe me palestër. Për një vit edhe me ndihmën e operacioneve, ajo arriti të humbte rreth 76 kilogramë.
“Shumica e njerëzve janë të sjellshëm dhe më thonë që jam inspirim për humbjen e peshës. Disa njerëz as nuk më dallojnë fare se kam qenë unë në fotot e vjetra. Madje më thonë se po gënjej”, ka treguar ajo./tvklan.al