Transformimi rrënjësor i këngëtares Adele


Transformimi rrënjësor i këngëtares Adele

19:13 06/05/2020

Kilet e tepërta tanimë për këngëtaren britanike Adele nuk ekzistojnë më. Ajo ka qëndruar prej kohësh larg rrjeteve sociale pasi është fokusuar më së shumti tek shëndeti i saj.

Në ditëlindjen e saj të 32-të ajo ka publikuar foto ku duket më elegante se kurrë. Adele ka ndjekur një dietë të rreptë si dhe kurse private stërvitjeje.

“Faleminderit për dashurinë që më dhuruat për ditëlindje. Shpresoj që të gjithë të jeni të sigurt dhe me shëndet gjatë kësaj kohe të çmendur. Dua t’ju falenderoj për përgjigjet tuaja dhe punonjësit që po na mbrojnë ndërkohë që rrezikojnë jetët e tyre. Jeni vërtet engjëjt tanë”, shkruan këngëtarja.

Rënia në peshë ka nisur prej kohesh, kur këngëtarja dy vitet e fundit është shfaqur gjithmonë dhe më e dobët, por kësaj radhe ajo ka arritur formën perfekte.

Në media qarkullojnë lajme se Adele së shpejti do të vijë më një super projekt muzikor që do të korrë mjaft sukses por këngëtarja ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Klan Plus






Të ngjashme