“Transformohet” Jennifer Lopez
51-vjeçarja ka pozuar për revistën Allure me flokë të shkurta
Mosha për të nuk është asgjë pasi për Jennifer Lopez nuk ka limite. Ajo së fundmi ka pozuar për revistën e njohur Allure. Ajo që bie më shumë në sy është pamja e saj, e transformuar e tëra, ku flokët e shkurta bjonde e bëjnë të ngjajë më seksi dhe joshëse.
E veçanta është se J.Lo ka përdorur të gjitha produktet kozmetike të linjës së saj, të cilën nuk ka shumë që e ka nxjerrë në treg. Gjatë intervistës, këngëtarja ka folur edhe për martesën shumë të përfolur e cila është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë Covid-19.
51-vjeçarja është shprehur se sapo gjithçka të përfundojë do të organizojë një super festë të madhe.
Klan News