Transportonte 120 kg drogë nga Shqipëria, pranga italianit
Një 50-vjeçar italian është ndaluar dhe arrestuar nga policia kufitare në San Cataldo, pasi është kapur me 120 kg marijuanë në varkën e tij.
Sipas mediave italiane, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion brigjet e Leces.
Por efektivët e grupit kundër krimit të organizuar kanë bërë bllokimin dhe sekuestrimin e drogës bashkë me mjetin lundrues, si dhe arrestimin e italianit me urdhër të prokurorit litchis Roberta.
50-vjeçari është transferuar në burg pas arrestimit. Ndërkohë që vijojnë ende hetimet për të zbuluar lidhjet e mundshme të italianit me rrjetin e trafikut të drogës në Shqipëri./tvklan.al