Transportonte 9 refugjatë sirianë, arrestohet 21-vjeçari
Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë nga policia gjatë aksionit të koduar “Tracking” për goditjen e transportimit të emigrantëve të paligjshëm.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale J.K. nga Hasi, ndërsa është shpallur në kërkim E.K. 21 vjeç bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm.
21-vjeçari me iniciale J.K. dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka transportuar me makinë 9 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /tvklan.al