Trashëgimia e Crawford
Kaia Gerber trashëgon padiskutim bukurinë e mamasë se saj, super modeles dhe aktores amerikane Cindy Crawford.
Me të ardhmen e sigurt të një modeleje, dy bukuritë u fotografuan në Hollywood në ditëlindjen e 16 të adoleshentes. Për shtypin rozë dy modelet u shfaqen mahnitëse, veshur në të zeza dhe shoqëruar nga Rande Gerber, bashkëshorti i 51- vjeçare. Cindy Crawford njihet si përkrahësja më e madhe e karrierës prej modeleje të së bijës. Dyshja, nënë e bijë janë komentuar gjithmonë për ngjashmërinë e madhe mes tyre. Sikur të mos mjaftonte, të dyja ndjekin të njëjtin stil në veshje dhe pothuajse shfaqen bashke në çdo ngjarje artistike. Kaia nisi karrierën e modeles dy vite më parë, kur ishte vetëm 14 vjeç. Tv Klan