Trashëgoi shtëpinë, nuk do ta besoni çfarë gjeti brenda
Një francez, i cili trashëgoi një shtëpi të madhe nga një i afërm, në Evreux, Normandi gjeti një sasi të pabesueshme prej 100 kilogramë flori, të fshehura nën mobilje.
Trashëgimtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i gjeti florinjtë të fshehura në vende të ndryshme, deri në tualet.“Ishin 5 mijë copa flori, 2 pllaka me peshë 12 kilogramë dhe 37 shufra me peshë prej 1 kilogramë”,
tha Nicolas Nierfort për AFP, një drejtues ankandi. Në total, vlera e këtij thesari përllogaritet të jetë 3.5 milionë euro. Florinjtë mësohet se ishin fshehur me kujdes dhe pronari i shtëpisë i zbuloi vetëm kur nisi të lëvizte mobiljet. Fillimisht ai gjeti një kuti të vogël e më pas pllakat e shufrat prej floriri. Sipas çertifikatës së gjetur në shtëpinë e të ndjerit, floriri ishte blerë ligjërisht gjatë 1950 –ës dhe 1960 – ës./tvklan.al