Trashëgojnë 180 mijë euro nga italiani, por “habia” ndodh në Prokurorinë e Fierit
Këtë të martë emisioni “Stop” ka shkuar në Fier pas një denoncimi të bërë nga Viktor Hana. Ai tregon se para pak vitesh ka punuar në Itali bashkë me motrën e tij, ku kujdeseshin për një të moshuar, i cili para se të ndërronte jetë, u dhuroi 180 mijë euro.
Gjatë kohës kur iu drejtuan bankës në Milano me testament, noter dhe dëshmitarë, ajo i paditi për testament fals dhe çështja shkoi në gjykatë, ku motër dhe vëlla e fituan. Pas kësaj motra i dërgoi 25 mijë euro, por pasi tërhoqi një sasi, banka i tha se prokuroria e Fierit i kishte bllokuar paratë.
Viktori iu drejtua Prokurorisë së Fierit dhe prokurori A. G. e drejtoi tek OPGJ. Më pas çështja i kalon prokurores E. H., por ndërsa kanë kaluar 3 vite Viktor Hana nuk ka marrë ende as zgjidhje dhe as përgjigje.
Në përgjigjen zyrtare për emisionin “Stop” thuhet se është vendosur pezullim i hetimeve në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë nga Italia. Kjo do të thotë se që Prokurorisë t’i hiqet dyshimi për këtë rast, nuk mjafton vendimi i Gjykatës italiane.
“Ju drejtova emisionit Stop që të marr vesh se çfarë po ndodh me llogarinë time bankare, që është bllokuar për tre vite”.
Biseda e qytetarit mes informacionin e Gjykatës Fier:
Qytetari-Përshëndetje, zonjë!
Informacioni-Përshëndetje!
Qytetari-Dua të takoj një cikë Elida Hoxhën, prokuroren!
Informacioni-Të ka thirrur?
Qytetari-Nuk më ka thirrur, por dua ta takoj, se keni 3 vjet me një çështje. Nuk është bërë asgjë, kam ardhur 3-4 herë këtu, asnjëherë s’më ka pritur.
Informacioni-Të presim një sekondë, sa të vijë sekretarja!
Qytetari-Dakord!
Informacioni-Nuk të priste ajo! Ka bërë një kërkesë me shkrim, do të kthejë një përgjigjie po me shkrim, në lidhje me kërkesën, që ke bërë!
Qytetari-Nuk do më takojë?
Informacioni-Po tani, kështu m’tha. Çfarë të them unë!
Gazetarja e Stop komunikon në telefonon me avokatin
Gazetarja: Çfarë është bërë me çështjen?
Avokati Agron Kalemaj-Nuk kam informacion!
Gazetarja: Si nuk ke informacion? Di që i keni bërë një kërkesë prokurores?
Avokati Agron Kalemaj-Tani të lutem, të lutem mos i bjer, të lutem mos i bjer më këtij numri telefoni! Në rregull?
Gazetarja: Pse mos t’i bie më telefonit? A jeni ju avokati mbrojtës i zotërisë?
Biseda e zotit Hana me avokatin e tij
Avokati Agron Kalemaj-Prokuroria, që në momentin e parë, që ke çuar ti dokumentet këtu e 3 vjet , i është drejtuar shtetit italian nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë.
Qytetari-Po sa u vonuan o burrë!
Avokati Agron Kalemaj-Po mirë mo, ka çështje, që vonojnë edhe shumë, o burri i dheut, se është letër-porosi. Ne do presim tani. Mbase s’vonohet më! Do marrim një përgjigje, do t’i drejtohemi Gjykatës, le të vendosi Gjykata dhe kaq mbaron punë!
Qytetari-Tani, kjo shkresa, për çfarë është bërë?
Avokati Agron Kalemaj-Për të marrë përgjigje, nëse do ta bëjë Prokuroria vetë pa letër-porosi apo jo. Mos na prish punë kot! Ik andej,ik këtej!
Qytetari– Ç’pate? Ç’bëra?
Avokati Agron Kalemaj-Ç’punë ke ti? Gazetare Odeta, tha ajo. Ç’do ti, që ia dhe numrin tim gazetares? Ti ke 3 vjet, që po pret, nuk priske dot 2-3 muaj!
Pas qytetarit që bëri denoncimim për rastin, u interesua edhe emisioni “Stop” për të takuar prokuroren e çështjes, por as emisionin nuk e pret.
Gazetarja: Në këtë rast çfarë përgjigjej ju ktheu, për mua?
Informacioni: E kontaktova, më tha e di që ka një kërkesë dhe do t’i kthej përgjigje.
Gazetarja: Është normale? Ka tre vjet qytetari nuk e di se çfarë bëhet me çështjen e tij? Më thotë mua sekretarja ‘bëj kërkesë’? e ka bërë pra kërkesën, nuk ka marrë gjë! Edhe prokuroria duhet të dalë.
Më tej, Odeta, gazetarja e emisionit, ka tentuar që të komunikojë me prokuroren, por sërish mbetet pa përgjigje nga ana e saj.
“Ndonëse Elida Hoxha nuk i ktheu përgjigje as qytetarit dhe as emision Stop, pas disa ditësh reflektoi dhe ktheu përgjigje”.
Ndër të tjera ajo shkruan: Është vendosur pezullimi i hetimeve në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë drejtuar autoriteteve italiane… /tvklan.al