Traumat shkaktojnë 10% të vdekjeve
10% e vdekjeve në vend shkaktohen nga traumat e ndryshme. Ne konferencën shkencore të organizuar nga Spitali Universitar i Tramuës, doli në pah se rastet kanë ardhur ne rritje. Në një ditë normale në urgjence paraqiten 150 raste.
Gjovalin Bushi, Drejtori i Spitalit Universitar të Traumës: “Trauma është problem në të gjithë botën, duke arritur në 10 për qind të të gjithë vdekjeve në vit, si shkak kryesor i paaftësisë. Rreth gjysma e vdekjeve nga trauma janë të moshës 15-45 vjeç, dhe është shkaku kryesor i vdekjeve në këtë grupmoshë.
” Meshkujt janë ata që pësojnë numri më të lartë të trumave të vlerësuar në masën 68%, kjo për shkak të aksidenteve rrugore, aksidenteve në punë dhe konflikteve kryesisht me armë. “Dëmtimet në 68 për qind të vdekjeve prekin meshkujt, e po kështu vdekjet nga traumat janë dy herë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat, pasi meshkujt janë më në aktivitet fizik dhe marrin dy herë më tepër rreziqe
.” Prej 5 vitesh, Spitali i Traumës operon si spital universitar duke mbajtur barrën e të gjitha rasteve të aksidenteve apo traumave të ndryshme. /Tv Klan