Trazira në kapin “xhungël” të Calais


Trazira në kapin “xhungël” të Calais

16:17 02/09/2016

Policia britanike po merr shumë masa të rrepta për emigrantët e jashtëligjshëm, që tentojnë të largohen nga kampi“Calais”.

Forcat speciale të policisë kanë përdorur gaz lotsjellës mbrëmjen e djeshme ndaj emigrantëve, që tentuan të largoheshim drejt portit të Calais me kamionë. Fluksi i emigrantëve, të cilët tentojnë Britaninë javët e fundit është përshkallëzuar.

Ka pasur një përshkallëzim edhe të bandave dhe emigrantëve të cilat bllokojnë rrugët, maskohen dhe kërcënojnë shoferët që të ndalojnë.

Vetëm në këtë mënyrë ata mund të largohen nga kampi. Për këtë problem kryetari i bashkisë së Calais u zotua se do të mbështesë operacionin ‘Snail’, i cili do të merret seriozisht me kaosin e çështjes së emigrantëve protestues.

Ky kamp ka qenë dikur edhe një vend strehimi për shqiptarët që tentonin për të emigruar në shtetin britanik.

Pavarësisht nga përpjekjet për të reduktuar numrat, më shumë se 7.000 emigrantë nga vende, përfshirë Sudan, Siri dhe Eritrea jetojnë në lagje të varfër, të njohur si xhungël në periferi të qytetit port. /tvklan.al






Të ngjashme