Tre aksidente, 8 të plagosur
Tre aksidente rrugorë në Elbasan, Shkodër dhe Berat, kanë shkaktuar tetë persona të plagosur, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Kështu në Shkodër një motoçikletë u përplas me një furgon të policisë kufitare në rrugën Shkodër-Muriqan e për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motoçikletës një 69-vjeçar.
Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit dhe nga shpejtësia u godit në pjesën e pasme të furgonit të policisë. Ndërsa në Elbasan dy makina u përplasen me njëra-tjetër dhe për pasojë dolën nga rruga. Njëra nga makinat u përmbys dhe sipas policisë dy persona morën plagë të rëndë dhe u dërguan në spitalin e Elbasanit.
Aksidenti tjetër ndodhi në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT. Një automjet tip Huyndai me targa greke u përplas me një Benz.
Për pasojë u dëmtuan pesë persona të cilët u dërguan në spitalin e Beratit. Vetëm njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe për këtë u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Tv Klan