Tre ditë mbi çati
Një i moshuar, i cili kishte qëndruar në çatinë e shtëpisë për tre ditë, ka ndërruar jetë në spital. Sipas BBC, bëhet fjalë për 102-vjeçarin Ron Easton, një ish-pilot garash me makina, i njohur nga banorët e zonës, si “Ton-Up Ron”. Ky i fundit ra nga çatia e shtëpisë së tij, pasi kishte hipur aty për të rregulluar antenën, ngjarje kjo e regjistruar më 14 Tetor.
I moshuari u dërgua menjëherë në spitalin e Plymouth, por nuk mundi t’i mbijetonte rënies, duke ndërruar jetë ditën e djeshme.
Mësohet se pseudonimin “Ton-Up Ron”, ai e kishte marrë për shkak të pasionin të tij për makinat. Sipas të dhënave, viktima pak përpara aksidentit, ishte parë duke lëvizur me makinën e tij nga banorë të zonës.
/tvklan.al