Tre persona të vdekur nga një zjarr në Irlandën e Veriut


Tre persona të vdekur nga një zjarr në Irlandën e Veriut

13:08 27/02/2018

Të paktën tre persona kanë vdekur nga një zjarr në Irlandën e Veriut. Incidenti ndodhi në fshatin Derrylin, në Qarkun Fermanagh këtë mëngjes.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në një shtëpi njëkatëshe në Molly Road në orën 7.20 të mëngjesit.

Inspektori Jason Murphy tha për Daily Mail:

“Me keqardhje konfirmojmë se tre persona kanë humbur jetën nga ky zjarr”.

Zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës po kryejnë një ekzaminim të gjerë të pronës për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të parë nëse ka persona të tjerë të lënduar. /tvklan.al 






Të ngjashme