Tre skenarë për fillimin e mësimit
Shahini: Mësim online për fëmijët e karantinuar
Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzuesin për fillimin e vitit shkollor 2020-2021. 14 Shtatori është përcaktuar si dita e parë e shkollës.
Në udhëzues parashikohen tre skenarë të mundshëm të zhvillimit të procesit mësimor: Mësim në shkollë; mësim i kombinuar në shtëpi dhe në shkollë, dhe mësim në kushtet e shtëpisë.
Procesi do të varet nga infrastruktura e shkollave. Me anë të një video-mesazhi, Minsitria e Arsimit Besa Shahini ka sqaruar se mësimi online do të shërbejë po ashtu edhe për nxënësit që do të duhet të karantinohen në rastet kur në grupin e tyre konstatohet prani e virusit.
Drejtoritë e shkollave do të hartojnë edhe oraret për çdo turn, pasi mësimi në shkolla do të jetë me dy, tre apo katër turne.
Tv Klan