Tre stuhi të tjera kërcënojnë SHBA-në
Tre stuhi të tjera po lëvizin në Oqeanin Atlantik, njëra prej tyre e kthyer tashmë në Uragan.
Autoritetet i tremben faktit se stuhitë do të kalojnë në zonat e prekura nga uragani Irma javën e kaluar, duke i dhënë kështu goditjen përfundimtare ndërtesave të shkatërruara nga erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm.
Stuhia tropikale Maria u formua të shtunën në perëndim të Atlantikut dhe pritet që të hënën në mbrëmje të kthehet në një uragan, i cili do të forcohet edhe më tej ditën e mërkurë.
Stuhia po lëviz drejt ishujve Karaibe, ku u regjistruan dëmet më të mëdha nga urgani Irma.
Ishujt Leeward kërcënohen brenda 72 orëve në vijim, ndërsa Puerto Rico do të preket nga Maria pas katër ditësh.
Ndërkohe uragani Hose po lëviz drejt Karolines së Veriut me një shpejtësi mesatare. Ende i parrezikshëm, por ai pritet të sjellë erëra deri në 120 kilometër për orë.
Paralajmërimet janë dhënë për të gjithë zonën e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara.
Sikur të mos mjaftonte, prezente është edhe stuhia tropikale LEE, e cila u formua në orët e para të së dielës po në Atlantik. Brenda 5 ditëve, Lee pritet të shpërbëhet plotësisht, ndërkohë që po udhëton drej veriperëndimit të Afrikës me erëra më të shpejta se 50 km për orë.
Tv Klan