“Tre tenorët” një festë për 15 – vjetorin
Është konceptuar si një festë “Tre tenorët” dhe arsyeja është sepse koncerti mbërrin në takimin e tij të 15-të.
Do të jenë të njëjtët këngëtarë lirikë që e nisin traditën, Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Adrian Xhema.
Për të kurorëzuar datëlindjen e 15, surpriza për publikun është një emër i njohur i skenës italiane.
“Dua më shumë Shqipërinë”, arbëreshja “Moj e bukura morene” këngët shkodrane dhe disa nga ariet më të famshme italiane do të këndohen në mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Kongreseve.
Tv Klan