Tre testime të policisë dhe Autoritetit të Aviacionit Civil kishin konstatuar mungesë sigurie në aeroport


Tre testime të policisë dhe Autoritetit të Aviacionit Civil kishin konstatuar mungesë sigurie në aeroport

14:55 02/07/2016

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil, ka kryer 3 testime të fshehta të sigurisë në aeroportin e Rinasit. Simulimi është bërë në datën 20 Prill pikërisht nga e njëjta portë nga ku hynë grabitësit e 1 milionë eurove.

Në raportin e përgatitur, siguria e aeroportit të vetëm në vend ka rënë për 10 minuta.

raporti 2

Raporti konfindecial, të cilin e disponion edhe Televizioni Klan, i është dorëzuar Ministrisë së Transporteve, në mesin e muajit Maj dhe tregohet se sa shpejt u cënua siguria e aeroportit.

Në shkresë sqarohet se në të tre testet, kompania që merret me sigurinë e pistës, ICTS, dështoi. Në testin e parë u fut një sasi eksplozivi dhe detonatori në bagazhin e dorës së një personi.

1

"Testimi i parë ka kaluar pa u vërejtur nga ana e stafit të sigurisë në pikën e kalim-kontrollit për pasagjerët, në terminalin e aeroportit, para hyrjes në zonën e kufizuar të sigurisë. Testuesja që do të udhëtonte si pasagjere, e kishte fshehur artikullin e ndaluar në bagazhin e dorës dhe në tentativë arriti ta kalonte kontrollin e sigurisë pa u diktuar".

Në testin e dytë u fut një thikë, e cila konsiderohet armë e ftohtë, përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit në terminal.

2

"Testimi i dytë ka kaluar pa u vërejtur nga ana e stafit të sigurisë në pikën e kalim-kontrollit për ekuipazhin dhe stafin. Në terminalin e aeroportit, para hyrjes në zonën e kufizuar të sigurisë, testuesja, teksa u paraqit me fletëhyrje të rregullt si staf i AAC, e kishte fshehur artikullin e ndaluar në njërën nga këpucët e saj dhe në tentativë, arriti ta kalojë kontrollin e sigurisë pa u diktuar".

Por më e rënda sqarohet në raport është çarja e rrethimit dhe futja e personave brenda tij, pa u pikasur nga kamerat apo punonjësit e sigurisë. Thyerja e perimetrit të sigurisë, ka ndodhur pikërisht nga porta ku hynë tre grabitësit.

3

"Përpjekja për të kaluar nga zona publike në zonën e kufizuar të sigurisë në aeroport, nga rrethimi i pistës në anën perëndimore, në afërsi të stacionit të furnizimit me karburant. Testimi i tretë ka kaluar pa u vërejtur nga ana e stafit të sigurisë në shërbim të ruajtjes dhe patrullimit si dhe nga operatorët në sallën e kamerave. Testuesi, artikujt e ndaluar i përdori për mbi 10 minuta në tentativën e tij për të realizuar hyrje të paautorizuar nëpërmjet rrethimit të aeroportit, në zonën ajrore në afërsi të stacionit të furnizimit me karburant të avionëve".

Në përbërje të grupit për testimin e fshehtë kanë qënë Bujar Hazizaj, me pozicion drejtues. Anëtarë kanë qenë Adelina Gjoni, Klesti Dubali, Ridvan Resuli, Klarita Angjeli dhe Laert Kokonozi.

fund

Tv Klan





Të ngjashme