Tre WC shiten për 11 mijë dollarë
Fansat nuk kursejnë për tualetin e Frank Sinatra
Kur janë të Frank Sinastrës sigurisht që llogaritet vlera e shtuar dhe admiruesit nuk janë kursyer aspak. Tre WC të cilat janë përdorur ekskluzivisht vetëm nga këngëtari janë shitur për mbi 11 mijë dollarë.
Me mermer të çmuar italian, me një përqindje floriri, tre pjesët e tualetit janë në mesin e shumë mobiljeve të Sinatrës që janë tashmë në ankand.
Apartamenti luksoz, me një sipërfaqe prej 550 metra katrorë, pjesë e një prej hoteleve më luksoze në Las Vegas, është arreduar me mobilje të zgjedhura në të gjithë botën. Për shumë vite në të flinte vetëm Sinatra dhe në kohën që ai nuk ishte aty nuk lejoheshin klientë të tjerë.
Tv Klan