Treg mbi shinat e trenit (1 Gusht 2000)


Treg mbi shinat e trenit (1 Gusht 2000)

12:24 01/08/2000

Këtu shiten bagëti çdo të dielë. Janë shinat e trenit në kryqëzimin e Cërrikut ku për çdo vit këtu ndodhin aksidente. Treni ka shtypur si njerëz ashtu dhe dele, por ende shitblerja vazhdon. Pa përfillur rrezikun, fshatarë nga i gjithë Elbasani zbarkojnë këtu në këtë podium natyral që krijon hekurudha. Arsyeja e parë e vendosjes këtu është se përtojnë të shkojnë deri në tregun e caktuar nga Bashkia në qytet.

Arsyeja e dytë është se këtu kalon vetëm një tren në ditë. Fshatarët e kanë zbuluar orarin dhe rrinë të qetë deri në atë çast. Nga hekurudha e dobët, treni ecën shumë ngadalë dhe ato kanë kohën e duhur për të lëvizur dhe gjënë e gjallë./tvklan.al






Të ngjashme