15:36 20/04/2014Pjesa dërrmuese e prodhimeve bujqësore që shiten në tregjet e vendit janë nga serat Myzeqesë. Megjithatë tregëtarët nuk kanë asnjë çertifikatë që të vërtetojnë origjinën e mallit dhe cilësinë e tyre. Nuk dihet a janë prodhime të kontrolluara dhe a u janë nënshtruar analizave laboratorike përpara se ato të dalin në treg.Po aq të pasigurtë janë edhe qytetarët që ndonëse me dyshime janë të detyruar të blejnë ato çfarë ofrojnë tregjet e fruta -perimeve në kryeqytet.Javët e fundit specialistët kanë dhënë alarmin se prodhimet bujqësore të fushave të Myzeqesë janë me stimulantë dhe ngjyrosës që tejkalojnë deri në 80 herë normat e lejuara nga Bashkimi Europian. Në këtë situatë do duhej që Ministria e Bujqësisë të provonte me fakte se si kryhen kontrollet dhe analizat e këtyre produkteve që shkojnë çdo ditë në tryezat e shqiptarëve, si e vetmja mënyrë për t’u dhënë garanci qytetarëve për produktet që konsumojnë.tvKlan