Tregtarët e gabit me treg të ri – (12 Mars 2001)


Tregtarët e gabit me treg të ri – (12 Mars 2001)

09:04 12/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është vendi tek Ekspozita, ku deri vjet janë shitur rrobat e përdorura. Vjet ka dalë një urdhër shpërngulje për ta, pasi këtu do të ngrihej një bllok me pallate. Pas këtij urdhri, tregtarët u shpërndanë ku të mundnin, pasi vendet e caktuara nga bashkia nuk i pëlqenin. Tashmë duket se ata e kanë gjetur një zgjidhje.

Tregu i tyre është zhvendosur në krahun tjetër të qytetit, pranë ish-uzinës Enver. Këtu kanë gjetur vend 600 tregtarë që shesin mallra të përdorura, por dhe artikuj të tjerë. Tregu është privat dhe për 12 metër katror, secili paguan 3 mijë lekë të reja. Pronarët e tregut kanë ngritur dyqane për shitjen e mallrave me shumicë. Konform rregullave që kërkon bashkia, këta tregtarë kërkojnë afrimin e një stacioni autobusi, e bashkë me të vjen dhe klientela./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme