Tregtarët e Pazarit të Ri mes baltës dhe plehrave – (22 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ky është tregu më i vjetër i fruta-perimeve në kryeqytet, i quajtur ndryshe Pazari i Ri. Prej kohësh gjendja këtu është e pandryshuar. Gropat, dheu dhe mbeturinat e hedhura kudo, janë bërë tashmë një gjë normale për sytë e tregtarëve dhe të blerësve. Me baltën këtu të duket sikur nuk je në një treg në mes të Tiranës, por në periferi të saj. Tregtarët të shqetësuar thonë:
“Këtu pothuajse ka katër vjet që është prishur pazari është gjithë baltë dhe këtu është vështirë të kalojnë bagëtitë dhe jo njerëzit. Ne punojmë në kushte shumë të vështira këtu, jo vetëm ne, por edhe blerësit, klientët tanë”.
Kështu së bashku me frutat e perimet, qytetarët marrin në shtëpitë e tyre edhe baltën e Pazarit të Ri./tvklan.al